Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, vizitoi zonat e çliruara nga pushtimi armen, Fuzuli, Zengilan, Lachin dhe Jabrayil

Në përmbajtjen që në rrjetin social e shpërndau Mehriban Aliyeva, bashkëshortja e presidentit të Azerbajxhanit, shihet se si Aliyev vizitoi disa zona me automjetin që drejtonte.

Aliyev në pamjet e publikuara, gjatë udhëtimit tregoi vendbanimet e shkatërruara dhe tha se fshatrat ishin djegur nga forcat armene.

Rindërtimi i zonave të çliruara tashmë ka filluar, tha Aliyev, duke shtuar se forcat armene shkatërruan po ashtu pyje në ato zona gjatë okupimit.

Ai shtoi se planet e rindërtimit janë duke u përgatitur për të gjitha qytetet, ndërsa pas diskutimit do të fillojnë punimet.

Po ashtu ka filluar rimbushja e lumit Besitcay, ndërsa Aliyev thotë se burimet ujore, me të cilat rajoni është i pasur, do t’i përdor populli i Azerbajxhanit.

Sipas tij, popullsia u shpërngul gjatë pushtimit armen dhe jetoi në kushte shumë të këqija.

Aliyev theksoi se shpërngulja e dhunshme e popullatës është krim lufte. “Për shkak të të gjitha këtyre krimeve të luftës, armiku mori atë që meritonte. Po ashtu do të përgjigjet edhe në nivelin ndërkombëtar”, tha Aliyev.

Ai shtoi se zonat që u shkatërruan gjatë okupimit armen do të rindërtohen në një kohë të shkurtër dhe shtoi se potenciali bujqësor i zonave të çliruara është i madh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re