Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, më 5 dhe 6 tetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Për nder të mbërritjes së tij, të hënën para pallatit presidencial do të organizohet pritje solemne me nderime ushtarake, ku do të mirëpritet nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas kësaj, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Metës dhe Xhaferoviçit dhe më pas do mbahen takimet dypalëshe të delegacioneve zyrtare të Shqipërisë dhe BeH-së.

Pas përfundimit të takimit, është planifikuar konferencë për shtyp, ku mediave do t’i drejtohen Xhaferoviç dhe Meta, njoftoi Presidenca e BeH-së.

Njoftimi i Presidencës:

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, nesër fillon vizitën e Tij zyrtare 2 ditore në Shqipëri, Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sh.T.Z. Shefik Xhaferoviç.

Kryetari Xhaferoviç do të pritet dhe zhvillojë bisedime me Presidentin Meta me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe bashkëpunimin rajonal.

Ceremonia e mirëseardhjes së Tij në Presidencë do të zhvillohet nesër në ora 09:00, ndërsa në ora 10:15 do të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjatë qëndrimit të Tij në vendin tonë, Kryetari Xhaferoviç, së bashku me Presidentin Meta, do të vizitojë edhe fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut, ku jeton një pjesë e komunitetit boshnjak në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re