Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev i dërgoi mesazh ngushëllimi presidentit Recep Tayyip Erdoğan për viktimat që humbën jetën në tërmetin 7.4 ballë, epiqendra e të cilit ishte lagjja Pazarcık në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë dhe preku gjithsej 10 provinca.

Sipas deklaratës së Presidencës së Kazakistanit, Tokayev i ka shprehur ngushëllimet presidentit Erdoğan për ata që humbën jetën në tërmetin e rëndë në juglindje të Turqisë.

Në mesazhin e tij, Tokayev tha: “Me pikëllim të thellë mora lajmin se shumë njerëz humbën jetën si pasojë e tërmetit të rëndë që ndodhi në Republikën e Türkiye-s. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia dhe të popullit të Kazakistanit për familjet të atyre që humbën jetën dhe për të gjithë popullin vëlla turk”.

Tokajev tha se Kazakistani është i gatshëm t’i japë ndihmë Türqisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re