Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev deklaroi se vendet në kontinentin aziatik janë bërë liderë për sa i përket barazisë së fuqisë blerëse në ekonominë botërore.

Tokayev mbajti fjalim në Samitin e 6-të të Konferencës mbi Bashkëpunimin dhe Masat e Ndërtimit të Sigurimit në Azi (CICA).

Ai tha se këtë vit festuan 30-vjetorin e iniciativës CICA dhe se gjatë kësaj periudhe CICA u bë qendra e diplomacisë moderne me bashkëpunim shumëpalësh në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Tokayev theksoi se ata aktualisht po përballen me një “stuhi” gjeopolitike të paprecedentë dhe një krizë ekonomike globale në rritje dhe në këtë kontekst është kritike që t’i rikthehen dialogut të hapur shumëpalësh në kuadër të CICA-s.

Presidenti kazak tha se vendet në kontinentin aziatik janë bërë liderë për sa i përket barazisë së fuqisë blerëse në ekonominë botërore. “Sot është realizuar parashikimi se shekulli 21 do të jetë shekulli i Azisë. Rajoni ka njerëz të rëndësishëm dhe burimet natyrore. 21 nga 30 qytetet më të mëdha në botë janë në Azi”, tha Tokayev.

Ai potencoi se do të marrin vendim konkret lidhur me transformimin e CICA-s në një organizatë ndërkombëtare. “Ngritja e statusit të CICA-s do të forcojë rolin në rritje të Azisë në çështjet botërore dhe do ta çojë në një nivel të ri ndërveprimin midis shteteve anëtare”, tha Tokayev.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re