Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel është shprehur pro nismës rajonale “Open Balkan”, ku deri tani janë bashkuar vetëm 3 vende, Shqipëri, Sertbi dhe Maqedoni e Veriut.

 

Ai theksoi s etë gjithë duhet t’i bashkohen kësaj nisme. Sipas tij, kjo do ta lehtësojnë afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE.

 

Ballkani i Hapur, më lejoni ta përsëris unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen me këtë nisëm. Do të jenë më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar. Kjo do ta lehtësojnë afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE. Duhet krijuar kjo platformë politike, duhet bërë ky hap integrimi në planin politik, për t’u mbledhur të gjithë, për të pasur një inteligjencë kolektive.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re