Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka folur me tone të ashpra sot në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian.

 

Ai theksoi se Rusia duhet të ndalojë luftën dhe të dialogojë. Ndërsa shprehu mbështetjen ndaj Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas, Michel u shpreh se Vladimir Putin nisi një agresion të pajusfitikuar bazuar në gënjeshtra dhe e bëri për një arsye, sepse Zelensky zgjodhi demokracinë dhe lirinë.

 

“Fjalët që ju shprehët na godasin thellë në zemër dhe tregojnë sa serioze është vërtetë situata. Kjo sfidë është serioze dhe vendimet që duhet të marrim janë serioze. Putin nisi një agresion të pajustifikuar bazuar në gënjeshtra dhe e bëri për një arsye, sepse ju Zelensky bëtë zgjedhjen e demokracisë dhe lirisë. Nuk është vetëm Ukraina në sulm, ligji ndërkombëtar, demokracia dinjiteti njerëzor janë gjithashtu në sulm. Ky është terrorizëm gjeopolitik.

Ne duhet të mbështesim Ukrainën, të mbrojmë paqen demokracinë. Të gjithë jemi të bashkuar dhe po punojmë me G7 dhe OKB e shumë vende po bashkohen në një koalicion antiluftë, me një Rusi ndalo luftën, shkoni në shtëpi dhe të dialogojmë! Po vendosim presion maksimal, jemi këtu të mbështesim popullin e ukrainës. Është detyra jonë, për t’i bërë ballë këtij momenti historik.

Ne premtuam se do veprojmë shpejt. Jemi përgjigjur me sanksione të menjëhershme duke bllokuar edhe transaksionet financiare. Duhet të jemi të ndershëm, këto sanksione kanë edhe një kosto mbi ne.Të dashur kolegë, duke mbështetur Ukrainën e duke mobilizuar resurset tona financiare, jemi rreshtuar në kufi me ukrainën për t’i treguar solidaritet Ukrainës. Solidaritet tregohet edhe me anë të resurseve mbrojtëse ushtarake.BE të njohë zyrtarisht kërkesën e Ukrainës si një vend kandidat për anëtarësim. E dimë që do të jetë e vështirë, e dimë që ka shumë faza dhe mbi këtë Këshilli i Evropës do duhet të shohë seriozisht kërkesën simbolike, legjitime dhe politike të bërë nga Presidenti i Ukrainës. Ne duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura në mënyrë të qartë e të vendosur. Kur kjo luftë filloi, Putin mendoi se do të thyente BE, por ai e pati gabim. Sipas gjasave, ai mendoi se do të përballej, kur nisi këtë aksion, mendoi se do ta merrte Ukrainën shumë lehtësisht, por e pati gabim, pasi populli ukrainas tregoi rezistencë.” u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re