Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel bëri thirrje për futjen e testeve të shpejta të koronavirusit në Bashkimin Evropian dhe për koordinimin e aktiviteteve në lidhje me vaksinën e ardhshme.

“Tani na duhet një veprim vendimtar, kryesisht në nivelin evropian, bazuar në dy shtylla: testimi, monitorimi dhe vaksinat,” tha ai përpara takimit të BE mbi pandeminë COVID.

Michel mbrojti për koordinimin e aprovimit të testeve të shpejta (antigjenike), në mënyrë që të “garantojë njohjen e tyre në nivelin evropian dhe t’i bëjë ato të arritshme për të gjithë dhe kudo”.

Presidenti i Këshillit Evropian gjithashtu bëri thirrje për harmonizimin e aplikacioneve për të kërkuar dhe paralajmëruar njerëzit që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, si dhe për koordinimin e izolimit të përbashkët dhe rregullave të karantinës.

Kriteret e shpërndarjes

Sa i përket vaksinave, Michel dëshiron të vendosë kritere për shpërndarjen në vendet evropiane dhe të përcaktojë “grupet prioritare” që do të përfshinin njerëzit më të prekshëm – të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe punonjësit e shëndetit.

Krerët e shteteve ose qeverive të BE do të diskutojnë mbi pandeminë e koronavirusit në një samit video të enjten, pasi ranë dakord në një samit të mëparshëm në 15 dhe 16 tetor për ta diskutuar atë rregullisht.

Një “valë e dytë” është duke u zhvilluar në vendet evropiane dhe në ditët e fundit ato kanë rritur kufizimet për të luftuar përhapjen e infeksionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re