Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, këtë të premte do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Informacionet bëjnë me dije se kreu i Këshillit Michel, do të takohet në orën 12:50 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas të dy zyrtarët do të kenë një konferencë për shtyp.

 

Menjëherë pas takimit me shefin e qeverisë shqiptare ai do të udhëtojë drejt Shkupit.

 

Vizita e Michel në Shqipëri vjen para zhvillimit të konferencës së Donatorëve për Shqipërinë dhe vendimit për negociatat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re