Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mbërriti në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

 

Për mediat, ai u shpreh se samiti i sotëm në Tiranë është një shenjë e afërsisë së Europës me rajonin, ndërsa Ballkani do të jetë më i sigurt në familjen europiane.

 

“Një takim i rëndësishëm, takim simbolik. Jam i bindur, e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Sot nënshkruajmë marrëveshjen për tarifat roamning. Është moment i rëndësishëm, është emocionuese që këtu në rajon kemi këtë takim. Më e sigurt dhe më e begatë me BP në Europë.”, tha ai.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png