Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka vendosur të mos e dekretojë ligjin për gjuhën shqipe duke bere një hap qe ne fakt ishte paralajmëruar nga mediat. Ne argumentimin e tij kreu i shtetit thotë se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe rrezikon integritetin territorial te vendit.
 
 “Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademike dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjelle me flamurin evropian. Por me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore.  Ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.”
 
Vetoja e vendosur nga Ivanov e detyron Kuvendin ta ktheje propozimin në lexim të tretë. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua më 11 janar me 69 vota pro dhe asnjë kundër. Por edhe pas këtij vendimi te presidentit Ivanov ligj mund te kaloje ne votim e me pas ti hapet rruga zbatimit te tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re