Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falënderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjuhën shqipe, për t’i shprehur mirënjohje Amerikës për vendimin pozitiv, ndërsa shton se partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancë, duke kontribuuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.

“Faleminderit SHBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat.

Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko