Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador e ka cilësuar gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, si një “gjyq politik”.

Gjatë një konference për media, Lopez Obrador foli për akuzat e ngritura kundër Trumpit nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New York-ut për pagesën e ish-yllit të filmave për të rritur.

I njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me Trumpin, Lopez Obrador tha: “Unë mbaj qëndrimin tim se çështjet ligjore apo të ashtuquajturat çështje ligjore nuk duhet të përdoren për qëllime politike në zgjedhje. Prandaj, nuk jam dakord me atë që i bënë Trumpit”.

Duke thënë se kundër tij janë ngritur shumë padi përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2006, Lopez Obrador tha: “Shiko çfarë i bënë Pedro Castillos në Peru, shiko çfarë më bënë mua këtu (Meksikë). Më skualifikuan sepse nuk donin që unë të kandidoj për president”.

– Ç’farë kishte ndodhur ?

Trump, i cili është kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, u padit nga juria e madhe më 18 mars, pasi hetimi i Prokurorit të Qarkut të Manhattanit filloi me arsyetimin se ai i pagoi yllit të filmave për të rritur “Stormy Daniels” gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016.

Duke iu përgjigjur akuzave si një “gjueti politike shtrigash”, Trump mohoi 34 akuza kundër tij duke u paraqitur para një gjyqtari në New York.

Trump është regjistruar si ish-presidenti i parë në historinë amerikane që paraqitet në gjykatë për akuzat kundër tij.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re