Presidenti i Polonisë Andrzej Duda pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në vendin tonë. Sipas presidencës pritet që ai të mbërrijë në Shqipëri për një vizitë dy-ditore në datat 10-11 maj, pas ftesës së presidentit Bajram Begaj.

Duda do të jetë i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga zonja e parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda, teksa kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023, ndërsa, më 11 maj, ora 11:00 do të pritet nga presidenti Begaj në Presidencë.

Gjithashtu mësohet se pas ceremonive të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re