Qëndrimi i njëanshëm i Bashkimit Evropian (BE) ndaj Qipros dëmton përpjekjet për arritjen e zgjidhjes, deklaroi presidenti i Qipros Turke, Ersin Tatar.
“Na vjen keq kur shohim që BE është zhvendosur dhe ka vepruar kundër parimeve të saj themelore mbi perspektivën e saj ndaj çështjes së Qipros”, theksoi Tatar në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Evropës, e cila shënohet çdo vit më 9 maj.
Ai shtoi se: “Paragjykimi i BE-së ndaj Qipros është alarmues dhe dëmton përpjekjet për një zgjidhje”.
Tatar theksoi se administrata greke qipriote po përdor anëtarësimin e saj në BE si taktikë “kërcënimi” dhe “shantazhi”.
Qiproja ka qenë përfshirë në një betejë disa dekadëshe grekëve dhe turqve qipriotë, pavarësisht nga një seri përpjekjesh diplomatike nga OKB për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
Ishulli është ndarë që nga viti 1964, kur sulmet etnike detyruan qipriotët turq të tërhiqen në enklava për sigurinë e tyre. Në 1974, pas grusht shtetit të qipriotëve grekë që synonte aneksimin e Greqisë çoi në ndërhyrjen ushtarake të Turqisë si një fuqi garantuese. Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) u themelua në vitin 1983.
Administrata Greke Qipriote, e mbështetur nga Greqia, u bë anëtare e Bashkimit Evropian në 2004, megjithëse shumica e qipriotëve grekë refuzuan planin e OKB-së për zgjidhje në një referendum atë vit, i cili kishte parashikuar që Qiproja e ribashkuar të bashkohej me BE-në.
