Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që çdo diskutim lidhur me çështjen e Presidentit të ri të vendit të bëhet përpara kamerave.

 

Ky është kushti i caktuar nga Alibeaj për mazhorancën për të pranuar uljen në tavolinë dhe zhvillimin e diskutimeve.

 

Alibeaj tha se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarëdolloj pazari.

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demkratike ka ftuar mediat të jenë të pranishme ditën e nesërme, 18 Maj në takimin midis palëve.

 

“Doja në praninë tuaj të zhvillohej takimi, të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë, e patë lëvizjen, jo tani por në 6, falë jush në takim i kam kërkuar çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat se besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarë do lloj pazari, kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”,- tha Alibeaj. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re