Nga Lushnja ku ishte i pranishëm në ceremoninë e homazheve në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, Taulant Balla foli edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtuesi politik i Qarkut të Fierit tha se një President I mirë duhet të jetë një emër që të pranohet nga gjithë shqiptarët. Balla tha gjithashtu se raundi I parë për zgjedhjen do të zhvillohet më 16 Maj.

A jeni gati të miratoni një president nga PD nëse do të ketë një kandidatur? Balla: Mendoj që një President nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar. Sikurse ne e kemi thënë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë nje president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse keshtu e ka përcaktuar Kushtetuata, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet.

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet në datë16 Maj dhe unë besoj që koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve për një dialog të hapur, konstruktiv e transparent me të tre grupet parlametare të opozitës për t’i dhenë Shqipërisë një President të të gjithë shqiptarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re