Enkelejd Alibeaj mbledh ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

 

Kjo lëvizje vjen pas djegies së raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu iu dërgoi një mesazh deputetëve demokratë mbrëmjen e së mërkurës, ku i njoftonte se të enjten në orën 10:30 do të mbahet mbledhja në selinë e PD.

 

“Përshëndetje!Nesër në orën 10:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi.Ju faleminderit!”, thuhej në mesazh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re