BARCELONA, SPAIN – FEBRUARY 16: Lionel Messi of FC Barcelona shows his dejection during the UEFA Champions League Round of 16 match between FC Barcelona and Paris Saint-Germain at Camp Nou on February 16, 2021 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Rreth 110 mijë njerëz votuan për zgjedhjen e presidentit të ri të Barcelonës, pas dorëheqjes së Bartomeut, i cili tashmë është arrestuar.

Në pritje të rezultateve për fituesin, televizioni katalanas, ka nxjerrë sondazhet e para se kush pritet të jetë në krye të ekipit të Barcelonës.

Sondazhi nxjerr fitues bindshëm Joan Laportën me 58.3% të votave ku pas tij vjen Viktor Font me 31.3% dhe në fund Toni Freiksa me 9.3% të votave.

Në avantazh duket qartë ish-presidenti Joan Laporta, i cili ka qenë president në vitet 2003-2010, ku fitoi 12 trofe.

Pikërisht, Joan Laporta është ai që ka deklaruar se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona vetëm neëse dikush tjetër do të zgjidhet president në vendin e tij.

Në rast se numerimi i votave do të përputhet me rezultatin e sondazhit, atëherë mbetet për t’u parë sesa do ia arrijë Laporta të mbajë në ekipi yllin argjentinas, i cili ka deklaruar verën e kaluar se do të largohet në fund të kontratës (qershor 2021).

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re