Presidenti i zgjedhur i Brazilit, Jair Bolsonaro, tha se pas
marrjes së detyrës, do të lëshonte një dekret që do të lejonte qytetarët pa një
dokument policie të posedonin armë zjarri.

Bolsonaro, një ish-kapiten ushtri i cili bëhet zyrtarisht president
i Brazilit më 1 janar, e bëri këtë njoftim në Tëitter.

Posedimi i armëve të zjarrit është i kufizuar në mënyrë
strikte në Brazil, dhe liberalizimi i kontrollit të armëve ishte komponenti
kryesor i fushatave parazgjedhore të Bolsonaros.

Për të fituar të drejtën për të poseduar armë, qytetarët e
Brazilit tani duhet të kalojnë nëpër një proces të gjatë kontrolli dhe shitja
është e kufizuar në armët e vogla.

Përkundër kësaj, dhuna e armatosur është një problem i madh në
Brazil.

Në vitin 2017, më shumë se 63,000 njerëz u vranë, rekord
botëror ky.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re