Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku do të mblidhen të paktën 20 firma të deputetëve për kandidaturën e Bajram Begajt në krye të shtetit.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se Begaj është një kandidaturë e vlerësuar, ndërsa shprehu bindjen se emri i tij do të mbështette edhe nga deputetë të tjerë të Parlamentit.

 

“Ne do i nënshtojmë procedurat që kjo kandidaturë të mbështetet edhe nga deputetët e tjerë të Parlamentit”, tha ndër të tjera Balla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re