Sot në studion e Faxnews përmes një lidhje me zhvillimet politike në vendin tonë. Duke u ndaluar tek zgjedhja e presidentit të ri, Fuga u shpreh se procesi deri tani është i zbehtë dhe larg prtshëmrive të qytetarëve.

Ndër të tjera sipas Fugës, opozita duket e tërhequr në këtë proces. Po ashtu akademiku shtoi se që do te ishte e tepruar që presidenti të zgjidhej nga deputetët e PS apo një figurë socialiste.

“Unë shikoj që po shkon drejt asaj që kushtetuta e kërkon, një zgjedhje që bëhët nga ana e deputetëve, dhe një element të dytë që këto procedura janë vendsour në një mënyrë që nese nuk gjendet kandidatura konsesuale pas tre raundeve, PS i ka të gjitha votat për të zgjedhur atë që dëshiron.

Procesi deri tani është i zbehtë dhe larg pritshmërive të qytetarëve, sepse ka një dëshirë për një president të zgjedhur nga populli.

Vihet re se opozita ka një qëndrim të tërhequr për të mos marrë pjesë apo për të mos u shprehur deri tani.

Duket se kërkohet një njeri që të merret e të vihet në një pozicion, dhe jo kandidatura që të shprehin platformat e tyre, si do ti ushtronin kompetencat.

E besoni gatishmërinë e mazhorancës për president konsesual?

Unë mendoj që ka disa arsye për të hyrë në negociata. Sepse aktualisht PS ka mbledhur ne duart e saj të gjitha pushtetet, atë legjislativ, atë administrativ, ka qeverinë, pushtetin ekzekutiv, lokal. Do të ishte peshe e rendë dhe do ta anonte shumë balancën me një masë që do te ishte e tepruar që presidenti të zgjidhej nga deputetet e PS apo një figurë socialiste.

Unë mendoj që do të ishte e mencur dhe e zgjuar, që të mos luante këtë kartë edhe pse e ka përmendur. Janë bërë disa përpjekje sikur nuk do të jetë kështu.

Ka disa arsye te negociojë me PS por është ajo që thatë ju, me cilën opozitë?”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re