Tabaku: Nuk ka lidhur me seriozitet. Ndryshe nga sa ju thoni, ka nisur në PS.  Do ishte bërë konferenca dhe më pas forcat do kishin procesin.

PD do të ketë një mbledhje të strukturave të saj për të marrë vendime, por është se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin te zgjedh një president vetë. Të jetë gjithëpërfshirës . Cdo takim duhet të ketë transparencë, po zgjedhim individin që do ketë detyrën për të ruajtur unitetin në 5 vitet e ardhshme.

Të paktën në cilësine e anëtarës së kësaj konference, ti japim këtij procesi seriozitet.

Kam vetëm një kërkesë, që ka të bëjë me transparencën dhe nuk mund të ndodh me imponim.

Ne do të jemi të gjithë të përfshirë.

Balla: Unë mendoj që në fjalën time isha i hapur për proces të përbashkët dhe thirrja e konferencës sot, është bërë si në vitin 2007, 2012, 2017 dhe kryetari i grupit më të madh ka marrë iniciativën.

Zonja Spiropali në fjalën që tha ishte e qartë zonja Tabaku, se cbejme ne brenda nesh brenda procesit na takon ne, të krijojmë një model që të mos paragjykohen ata që i bëjnë gjërat në kohë dhe nuk i lënë në minutat e fundit.

Ne këtë proces duam ta trajtojmë në kohë, që pas kësaj mbledhje do ulemi dhe do flasim për profilin e presidentit të vendit. Ne do vinim me një short listë, dhe ajo nuk krijohet në të zezë. Unë dua president shqiptar.

Mblidhemi më datë 10, sot ska vendim, mbledhja vazhdon ndaj ska vendimmarrje

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re