Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në margjinat e konferencës në kryeqytetin Astana të Kazakistanit.

Putin, i cili po merr pjesë në Konferencën për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA), përshëndeti marrëdhëniet midis Rusisë dhe Katarit, duke theksuar se ato po zhvillohen “me sukses”.

Duke folur për tregtinë, Putin tha se qarkullimi midis dy vendeve ka “një tendencë të mirë” për rritje.

Ai gjithashtu ndau me Katarin përvojën e Rusisë rreth organizimit të Kupës së Botës FIFA, pasi Katari këtë vit do të jetë vendi pritës i kupës.

Nga ana e tij, Tamim bin Hamad Al Thani tha se Katari bëri investime në ekonominë ruse dhe këto investime kanë “justifikuar veten”.

Po ashtu u shprehën edhe perspektivat për rritjen e bashkëpunimit në infrastrukturë, energji dhe bujqësi, që do të çojë gjithashtu në një qarkullim më të madh tregtar.

Emiri i Katarit falënderoi gjithashtu Putinin për mbështetjen e tij në organizimin e Kupës së Botës FIFA 2022.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko