Presidenti  amerikan, Donald Trump, thotë se lideri koreano-verior Kim Jong-Un është një njeri i nderuar dhe se bisedimet në lidhje me samitin po shkojnë mirë.

Megjithatë ai shtroi sërish çështjen e marrëveshjes së denuklearizimit duke u shprehur se “mund të jemi duke humbur shumë kohë”.

Trump u tha reporterëve gjatë takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, se ashtu si ai edhe Korea e Veriut po pret të mbahet samiti sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne mendojmë se kjo është një gjë e madhe për botën,” tha ai. “Po mbajmë diskutime shumë të mira”. Trump gjithashtu shtoi se mund të takohet me Kim Jong në fund të majit ose në qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re