Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nënshkroi një vendim me të cilin përveç përjashtimeve, ndaloi shërbimin e personave transseksualë në ushtrinë amerikane.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se “Presidenti Trump ka anuluar vendimin e mëparshëm i cili mundësonte që personat transseksualë të bëhen ushtarë. Me këtë do të ofrohet mundësia që (Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Jim) Mattis të bëjë një rregullore të re”.

Në deklaratë thuhet se qëndrimi në ushtri i personave të cilët kanë marrë diagnozën e ‘disforisë seksuale’ dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore në një nivel të konsiderueshëm, përfshirë edhe operacionin dhe trajtimin me barna, mund të shkaktojë rrezik nga aspekti i aktiviteteve ushtarake.

Obama në muajin qershor të vitit 2016 vendosi për punësimin e personelit transseksualë në Pentagon si dhe për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të cilët kanë një drejtim të aspektit të tillë. Obama i kishte dhënë Pentagonit afat një vjeçar për zbatimin e këtij vendimi.

Por, pas kalimit të kohës në fjalë, Trump tha se është kundër pjesëmarrjes së transseksualëve në ushtri dhe ndaloi kalimin në praktikë të këtij vendimi. Ndërsa Gjykata Rajonale e Washingtonit në muajin nëntor vendosi për anulimin e vendimit të Trumpit, i cili ndalonte pjesëmarrjen e transseksualëve amerikanë në ushtri.

Më pas Pentagoni, përkundër kundërshtimit të Trumpit, njoftoi se duke filluar nga 1 janari i vitit 2018 do të lejojë pjesëmarrjen e transseksualëve në ushtri.(AA).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re