Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka informuar zyrtarisht kryeministrin e vendit, Ranil Wickremesinghe, se do të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Sipas lajmit të ANI News, njësia për media e Kryeministrisë, siç ishte paralajmëruar më parë presidenti Rajapaksa njoftoi se do të japë dorëheqjen.

Kryetari parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena, njoftoi më 9 korrik se Rajapaksa kishte pranuar dorëheqjen e tij.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe gjithashtu deklaroi se ishte gati të jepte dorëheqjen.

Në Sri Lankë, ku u përjetua kriza më e rëndë ekonomike në historinë e saj, demonstruesit hynë në rezidencën e kryeministrit më 9 korrik dhe i vunë flakën ndërtesës.

Protestuesit depërtuan nëpër barrikadat rreth vendit ku ndodhet rezidenca dhe zyra zyrtare e Presidentit, Gotabaya Rajapaksa.

Pretendohet se Rajapaksa u dërgua në një vend të sigurt pasi protestuesit hynë në kompleks.

Situata në Sri Lankë

Qytetarët në Sri Lankë pas ndërprerjeve të energjisë elektrike 13 orë në ditë intensifikuan protestat e tyre në fund të marsit.

Pati një përplasje midis demonstruesve të mbledhur rreth zyrës së kryeministrit të Sri Lankës më 9 maj dhe mbështetësve të qeverisë, dhe njësitë ushtarake u thirrën në detyrë në kryeqytetin Colombo.

Pas dhunës u shpall shtetrrethim mbarëkombëtar dhe qeveria urdhëroi që të qëllohej ndaj kujtdo që dëmton pronën publike ose të tjerët gjatë protestave.

Në protestat e përhapura në të gjithë vendin humbën jetën 8 persona, mes të cilëve deputeti i partisë në pushtet dhe 2 policë dhe të paktën 250 tjerë u plagosën.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re