Presidenti turk do të udhëtojë të hënën për një vizitë zyrtare dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Vizita e Recep Tayyip Erdoğan vjen me ftesë të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, thuhet në deklaratën e sotme nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.

Gjatë bisedimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe hapat për thellimin e bashkëpunimit, thuhet në deklaratë.

Të dyja palët do të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me mirëkuptim për vendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Një sërë marrëveshjesh do të nënshkruhen për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë vizitës së presidentit Erdoğan.

Udhëheqësi turk do të vizitojë gjithashtu Expo 2020 Dubai të martën, ku do të shënohet dita kombëtare e Turqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re