Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, ka deklaruar se bota po bëhet një “vend i rrezikshëm”, por qeveria po merr masa për të zvogëluar ndikimin tek njerëzit.
“Sot bota po bëhet më e rrezikshme. Po vihet në sprovë çdo minutë… Me punën tonë të palodhur dhe solidaritetin, me dëshirën e Zotit, do t’i kalojmë këto sprova”, tha Mirziyoyev në një ceremoni në Parkun Victory në kryeqytetin Tashkent në shënimin e festës Dita e Kujtimit dhe Nderit.
Në njoftimin nga presidenca e Uzbekistanit thuhet se ai përshëndeti heroizmin dhe kontributin e popullit uzbek në mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
“Përkujtojmë kujtimin e paraardhësve tanë heroikë dhe përulemi para guximit të tyre. Mënyra e tyre e shumë-anshme e jetesës, kushtuar paqes dhe lirisë, është një trashëgimi e madhe për brezat e ardhshëm që nuk do të digjen apo mbyten”, tha ai.
Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë shtetërorë dhe pjesëtarë të forcave të armatosura.
Burimi: AA