Makina e parë elektrike autoktone e Türkiyes, Togg, sot iu prezantua presidentit të Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev.

Në një telefonatë, Mirziyoyev falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për Togg-un, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes.

Presidenti i Uzbekistanit ka theksuar se përparimi i Türkiyes në fushën e industrisë nën presidentin Erdoğanin është “shumë i vlefshëm”, duke shtuar se Togg-u do të regjistrohet si sukses i botës turke, krahas Türkiyes.

Duke diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe përmes telefonit, Erdoğan ka thënë se bota turke do të ecë përpara me unitet dhe bashkëpunimi i fortë midis Türkiyes dhe Uzbekistanit është një nga shtyllat kryesore të këtij mirëkuptimi.

Mirziyoyev u bë lideri i dytë që bleu Togg pas presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re