Ilir Meta ka dalë sot në një prononcim për mediet, ku iu përgjigj gazetarëve në lidhje me  nisjen e procedurave nga ana e PS për shkarkimin e tij.

Ai tha se presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve.

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky; por nga një Parlament tërësisht legjitim.

Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”, tha Meta.

Në deklaratën e tij, Ilir Meta la të kuptojë se nuk e njeh këtë Parlament.

Dhe, nuk është çudi, që në marrëzinë e ditëve të fundit, të nxjerrë edhe ndonjë dekret për shpërndarjen e këtij Parlamenti, meqë nuk e njeh.

Ai ndërkohë tha se do të thërrasë shumë shpejt Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, për të caktuar një datë të re zgjedhjesh.

Deklarata e tij duket ironike, duke qenë se Lulzim Basha thotë se nuk hyn në zgjedhje me Ramën, ndërkohë që ky i fundit po vazhdon fushatën zgjedhore, pasi njeh vetëm 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ilir Meta tha se ç’dekretoi 30 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve, për të qetësuar situatën dhe zgjidhjen e krizës politike, por ai thjesht e ka thelluar këtë krizë.

Dhe tani bën sikur po bën përpjekje për zgjidhjen e saj duke thirruar tryeza diskutimesh për caktimin e një date të re zgjedhjesh, ndërkohë që data është dhe për më tepër, palët janë në të njëjtat pozicione, si ma parë.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re