Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këtë të mërkurë ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të anëtarëve në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku u prit me nderime të larta nga njësitet ushtarake dhe policore.

 

Fjalën e tij kreu i shtetit e ka nisur me falenderimin për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti i së martës, ka ndarë edhe dekorata.

 

Gjatë pranisë së tij në Kosovë, kreu i shtetit nuk ka harruar të falenderojë heroin e pazakontë që mori pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit në Thumanë dhe në Durrës, qenin e FSK-së, i cili shpëtoi jetë pas tërmetit.

 

Por, këtë Meta e bëri me një gjest mjaftë të veçantë,duke u përkulur dhe e puthur në ballë qenin hero.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re