Presidenti iranian Ebrahim Raisi vlerësoi se luftëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC) “i dhanë regjimit sionist një mësim të paharrueshëm” me operacionin e lëshimit të dronëve dhe raketave, raporton agjencia iraniane IRNA.

“Mbrëmë, fëmijët tuaj të zellshëm dhe të guximshëm në IRGC, me bashkëpunimin dhe koordinimin e të gjithë sektorëve të mbrojtjes dhe politikës së vendit, hapën një faqe të re në historinë e qeverisë iraniane dhe i dhanë një mësim armikut sionist”, tha Raisi në një deklaratë, e cila në fakt ngjan qesharake, pasi Izraelit nuk iu cenua “as qimja” nga ushtria e dronëve lëshuar drejt tij, në atë që ngjan me një teatër të ndyrë shiit.

Ai tha se operacioni ishte brenda të drejtës së Iranit për “vetëmbrojtje legjitime” në përgjigje të veprimeve agresive të regjimit sionist kundër qëllimeve dhe interesave të Republikës së Iranit, veçanërisht sulmit ndaj konsullatës iraniane në Siri.

Ai deklaroi se Irani “me takt dhe inteligjencë” shënjestroi disa nga bazat ushtarake” në Izrael, duke theksuar se “paqja dhe stabiliteti rajonal i Teheranit janë vendimtare” për sigurinë kombëtare dhe se “nuk i kursen përpjekjet për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

“Forca e Iranit qëndron në përkushtimin e tij ndaj sigurisë dhe angazhimin për të mbrojtur interesat e vendeve dhe kombeve në rajon. Republika e Iranit është e vendosur të përmirësojë politikën e saj të fqinjësisë dhe të përmirësojë miqësinë dhe bashkëpunimin me vendet fqinje”, tha Raisi.

Raisi tha se “çdo aventurë e re kundër interesave iraniane do të përballet me një përgjigje të fortë”.

“Nëse regjimi sionist ose mbështetësit e tij tregojnë sjellje të pamatur, ata do të përballen me një reagim edhe më vendimtar”, tha presidenti iranian, në deklaratën e tij teatrale.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re