Skip to content

Presidenti/ Ironizon Patozi: Futini edhe një sfilatë të kandidatëve, që ta bëni tamam

280662510 552354989617874 5992677018602567723 n

Ish kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar procesin e zgjedhjes së presidentit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se që të jetë e plotë dhe transparente duhet të bëjnë edhe një sfilatë të kandidatëve.

 

“ZGJIDHENI ME SFILATË PRESIDENTINMeqë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës po bëhen para kamerave, futini edhe një sfilatë të kandidatëve, që ta bëni tamam dhe të plotë transparencën.Dhe pasi të parakalojnë ata përballë jurisë kompetente, shpallni pastaj të hapur televotimin për publikun, që fituesi të jetë sa më i mbështetur dhe gjithëpërfshirës.”