Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në Pallatin e Brigadave me ceremoni shtetërore, Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

 

 

Mësohet në orën 11:10 të dy Presidentët do të japin një deklaratë për mediat nga “Pallati i Brigadave. Kujtojmë i Italisë mbërriti pasditen e djeshme në Tiranë, bashkë me ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa

 

 

AGJENDA

 

09:40 -Nisja e delegacionit  nga Hotel Rogner drejt Pallatit te Brigadave

09:50 -Nisja e Presidentit Sh.T.Z. Sergio Mattarella drejt Pallatit te Brigadave

10:00 –Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes

 

Nënshkrimi në Librin e Miqve

10:15-Takim kokë më kokë mes Presidentëve

11:10-11:30- Deklaratë për shtyp

11:30- Nisja e delegacionit për në Varrezat e Dëshomorëve

11.40-Ceremonia e vendosjes së kurorës në Monumentin “Nënë Shqipëri”

11.50- Nisja e delegacionit për në Kryeministri

12:00-12:55-   Edi Rama, Kryeministër

12:55 –Nisja e delegacionit për tek Pallati i Brigadave

13:00-14:00-  Drekë zyrtare për nder të Presidentit të Italisë, Sh.T.Z. Sergio Mattarella, dhënë nga Presidenti i Republikes, Sh.T. Z. Bajram Begaj

14:05- Mbërritja e delegacionit në Hotel Rogner

16:00-Nisja pë tek Shkolla Italiane e Tiranës

16.10 –Vizita në shkollë

16.40 –Nisja per tek Kryesa e Kuvendit

16:50 –Takim me SH.S.Zj. Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të RSH

17:40  Lëvizja në këmbë për në Hotel Rogner

17.45 –Takim me komunitetin italian në Shqipëri

18 :15 -Nisja e Presidentit dhe e delegacionit shoqërues drejt aeroportit « Nënë Tereza »

18:45- Largimi i delegacionit drejt Shkupit – përcillet nga të njejtët personalitete si në pritje

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re