Presidenti izraelit Isaac Herzog e ka dënuar sulmin e kolonëve hebrenj në Nablus të Bregut Perëndimor.
Presidenti Herzog, në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se dënon sulmin e organizuar të kolonëve hebrenj kundër palestinezëve në Nablus.
“Unë deklaroj se dënoj fuqishëm marrjen e ligjit në duart tona, trazirat dhe përdorimin e dhunës kundër të pafajshmëve. Kjo nuk është rruga jonë. Ne duhet të lejojmë ushtrinë, policinë dhe forcat e sigurisë izraelite të kapin këta terroristë të poshtër dhe të rivendosin rendin menjëherë”, ka thënë Herzog.
Nga ana tjetër, në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite, raportohet se dy njësi të tjera ushtarake janë përforcuar në vendbanimet kolone Judea dhe Samaria dhe janë shtuar pikat e sigurisë pranë Nablusit për shkak të incidenteve aty.
Sulm i organizuar nga kolonët hebrenj ndaj palestinezëve në Nablus
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se 37-vjeçari Samih Hamdallah Mahmud Aqtash, i cili u plagos në stomak nga një plumb i vërtetë, vdiq si rezultat i një sulmi të armatosur nga kolonët hebrenj në qytezën Zatera të Nablusit.
Thuhet se Aqtash, një nga banorët e qytezës Beita, mori pjesë vullnetarisht në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Türkiye pas tërmetit.
Kolonët kryen sulme me kokteje molotov në rajon dhe u vunë flakën shumë shtëpive, bizneseve dhe automjeteve palestineze.
Agjencia e lajmeve WAFA njoftoi se përveç vdekjes së palestinezit Aqtash, më shumë se 392 palestinezë u plagosën nga plumba të vërtetë dhe plumba të gomës, u sulmuan fizikisht ose prekën nga gazi lotsjellës.
Burimi: AA