Presidenti kinez, Xi Jinping, në një fjalim duke iu drejtuar anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait (SCO), tha se “Ne duhet ta refuzojmë mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe praktikën e luftës midis blloqeve.

“Fryma e Shanghait është prania jonë e përbashkët. SCO është shtëpia jonë e përbashkët. Anëtarët e SCO duhet të punojmë ngushtë për një të ardhme të përbashkët, për një paqe afatgjatë, për një siguri globale dhe për një botë të pastër dhe më të bukur me siguri universale dhe mirëqenie të përbashkët”, theksoi presidenti kinez.

Duke theksuar se vendet anëtare të SCO duhet të rrisin partneritetin e tyre me Kombet e Bashkuara, organizatat ndërkombëtare dhe duhet të jenë në dialog me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botërore dhe institucionet e tjera financiare, Xi tha se këto përpjekje do të kontribuojnë në përmirësimin e qeverisjes globale dhe zgjidhjen e çështjeve të “nxehta” në rendin e ditës.

Ai deklaroi se në këtë mënyrë ky është një model i ri i bashkimit rajonal në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se me anëtarët vëzhgues dhe partnerët e dialogut të SCO kanë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale, shkruana aa.”Ne duhet të mbrojmë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe duhet të mbështetim sistemin e shumëfishtë të tregtisë, për të ndërtuar ekonominë botërore të hapur”, tha Xi Jinping, duke bërë të ditur se me ndryshimin e ndërsjellë njerëzor dhe të mësuarit duhet të tejkalojnë konfliktet dhe keqkuptimet kulturore./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re