Vendimi për hapjen e negociatave te pranimit te Maqedonisë se Veriut dhe Shqipërisë do të merret pasi procesi i pranimit të reformohet dhe nëse ka besim se do të funksionojë, tha Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Macron tha se nuk i
pëlqen termi “veto franceze”, duke pretenduar se kishte shumë vende që
kundërshtuan hapjen e negociatave të pranimit tetorin e kaluar.

Sipas Macron, parakushti për hapjen e negociatave është që rregullat
të ndryshohen, pasi procesi është shumë teknokratik dhe jo transparent.
Presidenti francez tha gjithashtu se procesi duhet të jetë i qartë dhe i
kthyeshëm dhe se BE duhet të jetë në gjendje “të largohet nëse nuk
funksionon”.

“Kur flasim në Mars, ne do të shohim se çfarë thotë Komisioni
Evropian, çfarë përparimi kanë bërë vendet, dhe nëse ka besim se do të
funksionojë, ne duhet të jemi në gjendje të fillojmë negociatat”, tha
Macron.

Sipas tij, ankorimi i Ballkanit Perëndimor në Evropë është një objektiv strategjik.

“Nëse duam të përfshijmë Ballkanin Perëndimor në BE, duhet të investojmë në infrastrukturë, kulturë dhe gjuhë”, tha Macron.

“Ne duhet t’u themi atyre se ata mund të bashkohen pasi të plotësojnë kushtet”, përfundoi presidenti francez.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re