Presidenti francez, Emmanuel Macron, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, është shprehur se duhet bërë diçka më shumë për integrimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Macron tha se në samitin e sotëm “duhet të jetë një çështje e diskutuar edhe zgjerimi i BE-së.”
Macron: Duhet bërë diçka më shumë edhe për integrimin rajonal që duhet të jetë një çështje e diskutuar edhe zgjerimi i BE-së. Duhet të bashkërendohemi për kërcënimet ë vijnë nga jashtë, gjithçka që mund të sjellë konkurrencë të pandashme. Të gjithë po japim dhe marrin me tarifat e SHBA-ve. Do të jemi më të fortë po të rrimë së bashku. 700 milionë konsumatorë, do të jemi shumë më mirë dhe shumë më të aftë për të përballuar konkurrencën nga Azia.
Unë sugjeroj që të bashkërendojmë punën tonë edhe për çështje të unitetit ekonomik në nivelin e CPE. Jemi në një pikë në kohë ku duhet t’i dalim për zot situatën. Rreziqet janë të pranishme dhe CPE na ndihmon të shtrihemi nga pikëpamja ushtarake, gjithashtu sigurisë dhe ekonomisë. Është koha të ngrit një sekretariat që mund të bashkërendojë këto aktivitete në kuadër të CPE dhe ndoshta të kemi këtu edhe praninë e KiE. Kjo do të ishte e dobishme.