Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, falënderoi Serbinë për vaksinimin e disa qytetarëve të Maqedonisë, por vlerësoi se kjo ishte turp për vendin e tij.

Pas seancës së Këshillit të Sigurimit për pandeminë, ai tha se ministri i Shëndetësisë informoi se imunizimi do të fillojë nesër dhe se ai kërkoi nga autoritetet që ta organizojnë atë në rendin më të mirë dhe që operacioni i gjerë të shtrihet për të imunizimin e plotë të popullsisë.

“Thjesht nuk duhet të ketë ndërprerje në këtë proces. Nuk jam vetëm unë që e kërkoj. Besoj se po përcjell ndjenjat e shumicës dërrmuese të qytetarëve maqedonas të cilët nuk janë të kënaqur me atë që kemi bërë në këtë drejtim deri më tani. Fotografitë që kemi parë fundjavën e kaluar nga Serbia fqinje e ilustrojnë më së miri këtë dhe thjesht nuk duhet të përsëriten. Mirënjohja ndaj Serbisë kuptohet, por është një turp për vendin tonë,” tha Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë Veriore vuri në dukje se në seancën e Këshillit të Sigurimit, u vlerësua se vendi po kalon fazën më kritike të pandemisë COVID-19.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re