TIRANË – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja është e parashikuar të zhvillohet në orën 14:00, ndërsa në të pritet të marrin pjesë, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar si edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.” -thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kjo është mbledhja e parë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që pasi Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re