Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nisja e mbledhjes, u shfrytëzua nga Edi Rama për të sulmuar Ilir Metën, që sipas tij ka qenë presidenti më skandaloz dhe i papërsëritshëm që vendi ynë ka pasur.

Edi Rama:

Siç edhe jeni informuar, kemi nisur diskutimet brenda grupit tona parlamentar, për emrin e presidentit apo presidentes së re të Republikës. Per herë të parë PS ka mundësinë që të zgjedhë e vetme presidentin apo presidenten e Republikës, në pamje të parë kjo duket një sfidë e lehtë, po të kemi parasysh se pothuajse çdo kandidaturë që plotëson kritere elementare, si psh njohjen e gjuhës shqipe, si psh pasjen e një karriere profesionale, si psh vetëpërmbajtjen me raport me ligjin dhe kushtetutën, do të ishte më mirë se presidenti aktual i RSH-së.

Por nga ana tjetër, ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin, për ambicien dhe profilin e PS-së, nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person që ishte më i përshtatshëm për atë rol se Ilir Meta, që do e përmbushnin si kriter 90% e shqiptarëve, por është që të zgjedhim një figurë, që në 5 vitet e ardhshme do të luajë rolin e kreut të shtetit, që të rezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjelltë mes institucionit të presidentit dhe partnerëve dhe aleatëve tanë strategjikë.

Që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës, si dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët e RSH-së, përtej bindjes së tyre politike. Dhe këtu sfida vështirësohet, dhe përzgjedhja është shumë më e ngushtë, sesa do të ishte në sy të parë, zgjedhja e pasuesit të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e këtij vendi, dhe presidentit më të papëersëritshëm që ka pasur vendi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re