Presidenti Ilir Meta bën apel që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, këto ndryshime duhen bërë me konsensus dhe duke respektuar Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Reagimi i plotë:

Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re