Në Ditën Botërore të Mjedisit presidenti Meta shfrytëzoi rastin për të dhënë një mesazh për qytetarët, subjektet dhe institucionet për të ruajtur mjedisin e përbashkët dhe pasurite natyrore të vendit.
 
“Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit. Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.
Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re