Skip to content

Presidenti Meta: Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!

Eksplozivi i vendosur makinës së prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi, është dënuar ashpër edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

 

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i bën thirrje gjithkujt të mos guxojë të vërë dorë mbi njerëzit e ligjit.

 

“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!”.