Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale, të Ambasadorit të ri të Indisë në vendin tonë Thanglura Darlong.
 
Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis dy vendeve.
 
Në mënyrë të veçantë kreu i shtetit nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve.
 
Ndër të tjera kreu i shtetit nënvizoi rishikimin e pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës si një kontribut të drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re