Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Beratit jo pa qëllim dhe ka bërë një premtim të madh publikisht prej atje.

Ja çfarë tregon vetë Presidenti në Fb:

“Një ditë e mrekullueshme sot në Berat, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në startin e maratonës së gjashtë të Beratit, me pjesëmarrjen e gjeneratave të ndryshme nga gjithë trevat shqiptare. Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm. Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re