Skip to content

Presidenti Meta dekoron emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën e sotme ka dekoruar emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof. Luan Përzhita.

Me anë të një ceremonie solemne të organizuar sot në institucionin e Kreut të Shtetit, në prani të Ministres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi të akademikëve dhe personaliteteve të shkencave albanologjike, Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Prof. Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.

Presidenti Meta thekson rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të shkencës të Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

Për kreun e shtetit, mbështetja më thelbësore dhe me vizion e shkencave albanologjike është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb