Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistin e njohur, Genc Tomori.

 

Këtë të martë, Meta i ka dorëzuar titullin vetë Tomorit në shenjë vlerësimi për pasionin dhe kontributin e spikatur si trajner e futbollist.

 

Në motivacion thuhet se Genc Tomori është i dalluar në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave dhe është drejtues i përkushtuar dhe i respektuar nga opinioni sportive. Genc Tomori ka qenë trajner Partizanit dhe i ekipit kombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re