Ish-Kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar, atdhetari Iliaz Vrioni, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot-Skënderbeu” (pas vdekjes).
Po ashtu, keshilli bashkiak i Beratit vetem pak kohe me pare mori vendim te emeroje sheshin në qendër te qytetit me emrin “Iliaz Vrioni”.
Pllaka me emrin e patriotit te shquar u zbulua nga Presidenti, Ilir Mreta, dhe kryetari i bashkisë Berat, Petrit Sinaj.
Iliaz Vrioni është një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar së bashku me Sami Bej Vrionin.
Shërbeu tri here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris, Francë.
Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë.
Iliaz Beu ishte gjithashtu kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës.
Ai njihet për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare, është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhrin e lartë Grand Officier de la Légion d’Honneur.
Në vitin 1946, regjimi dikatorial do të zhvarroste eshtrat e ish-Kryeministrit Iliaz Vrioni për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit.
Eshtrat e Iliaz Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re