Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje të maxhorancës.
Mësohet se mes ligjeve të dekretuara nga presidenti janë falja e gjobave në pandemi të vendosura deri në 17 prill, financimi dhe bashkëpunimin ushtarak me Turqinë.
Përmes këtij akti të gjitha masat ndëshkuese administrative të vendosura deri në datën 17 prill 2020 për shkeljen e rregullave apo të akteve nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e pandemisë Covid-19, dhe pasojat krijuara prej këtyre masave falen, ndërsa detyrimet e paguara për masat administrative gjobë, u kthehen qytetarëve.